Emocionet e ditës së parë të shkollës

18 Shtator 2018, 14:02 | Përditesimi i fundit: 2018-09-19 08:54:22

Çdo vit e më shumë ne rritemi , dhe shpesh harrojmë emocione të përjetuara kohë më parë. Një prej tyre është padyshim dota e parë e shkollës. Dikur me përparëse të zeza me jakën e bardhë, e ndërsa sot me lule në duar, e vetmja gjë që nuk ndryshon janë prindërit që kapin për dore fëmijët e duken më të emocionuar se ata vetë. Kamera e Report Tv ka shoqëruar Sarah Saraçin, vogëlushen e cila këtë vit shkon në bangat e klasës së parë.

Pas përshëndetjes së ngrohtë të drejtoreshës, secili prej vogëlushëve dëgjon emrin e shkon drejt klasës ku i pret mësuaesja e tyre e klasës së parë, e cila pavarësisht viteve asnjëherë nuk harrohet.

E bukur në këtë ditë është se emocioni dhe kënaqësia është e trefishtë, si nga fëmijët, prindërit edhe mësuesit. Këtë gjë na e pohon edhe mësuesja e klasës së parë B, Irma Hima.

Sarah me sytë e bukur , sapo futet në klasë gjen edhe shoqen e saj Ajlin e të dyja ulen së bashku në bangën e parë.

Dita e parë gjithmonë shoqërohet me aktivitete deri sat ë vegjlit të mësohen me rutinën e përditshme dhe me gjërat e reja. Pasi qëndruan pak kohë me vajzat e tyre, mami i Sarës dhe Ajlin pohojnë se bashkë me vajzat e tyre është njësoj sikur edhe ato janë në klasë të parë.

Duke i uruar Sarës dhe Ajlin, por edhe gjithë nxënësve të tjerë suksese në këtë vit të ri shkollor, ne shpresojmë që t’iu kemi rikthyer edhe ju të rriturve ca nga emocionet e ditës tuaj të parë të shkollës.