EMRAT/ Hapin zjarr ndaj biznesit, dështon atentati në Berat, arrestohen tre autorët

19 Tetor 2019, 17:21 | Përditesimi i fundit: 2019-10-19 18:31:14

BERAT- Një atentat ka ndodhur në afërsi të Stadiumit të Beratit, ku tre persona kanë hapur zjarr ndaj një biznesi (Lavazh). Fatmirësisht nga të shtënat nuk ka patur persona të lënduar, ndërsa Burime për Report Tv bëjnë me dije se të tre personat në fjalë janë arrestuar në tentativë për tu larguar.

Në pranga kanë rënë Vladimir Spahiu dhe Xhoni Spahiu si dhe një person me inicialet P.S. Ata kanë qenë duke lëvizur në një automjet dhe në ecje e sipër njëri prej tyre ka qëlluar me një pistolet tip 'TT' në drejtim të Lavazhit dhe më pas janë larguar me shpejtësi.

Por tentativa e arratisjes të këtyre tre personave ka dështuar pasi policia ka mundur ti ndalojë në aksin Zog-Poliçan. Në automjetin me të cilin po lëviznin autorët është gjetur edhe arma që qëlluan ndaj biznesit si dhe karikatori që ishin fshehur në një çantë.

Ndërkohë policia e Shtetit ka ngritur një grup hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.