Endri Shabani e zbulon për herë të parë në Report Tv: Rudina Hajdari kandidon në Shkodër, unë jam kryetari i partisë 'Nisma Thurje'

30 Nëntor 2020, 17:46 | Përditesimi i fundit: 2020-11-30 19:21:37

Një prej personaliteteve më të rëndësishme të partisë së re të krijuar në Shqipëri 'Nisma Thurje', Endri Shabani,  ka bërë dy zbulime shumë të rëndësishme në një intervistë të dhënë në Report Tv".

Shabani ka treguar për herë të parë se ai është zgjedhur kryetar i partisë nga grupi nismëtar dhe se Rudina Hajdari do të drejtojë fushatën në Shkodër.