Erand Sojli: Nuk besoj që Teatri Kombëtar do të prishet! 'Politikanët na kanë vjedhur profesionin'

20 Korrik 2018, 13:30

I ftuar në emisionin “Rreze Dielli” aktori i mirënjohur Erand Sojli ka komentuar edhe lidhur me debatin aktual për prishjen e Teatrit Kombëtar. Sipas Sojlit, debati është gjithnjë pozitiv megjithëse Sojli nuk e sheh veten të pozicionuar në asnjë prej 2 grupeve të artistëve, ku njëra palë po lufton fort për ruajtjen e godinës së Teatrit ndërsa një pjesë tjetër kërkon ndërtimin e një teatri të ri.

Personalisht i mendoj gjerat pak ndryshe, nuk i mendoj ne kontekstin që thjesht do prishet, e cila thjesht do prishet. Unë nuk besoj që do prishet , sepse nuk besoj që gjërat do arrijnë në këtë pikë. Ky është një debat midis dy palëve të cilat unë dua ti shoh një debat për më të mirë, prandaj dhe jam gri. Për mua nuk ka qeveri, për mua ka teatër dhe realitet. Nëse unë dal dhe them që jam dakord që të prishet teatri  dhe të rindërtohet, nuk e di nëse do të bëhet realitet ajo që vërtet ëndërrojmë. Çdo njeri ka perceptimin e vet të ëndërrojë një teatër të madh me 8 salla sepse ne jemi një popull artist. Ne nuk do kishim nevojë të punonim nëse Shqipëria do të ishte një panair arti. Them kështu sepse kështu dua të besoj. Unë për vlerat emocionale besoj që nuk janë godinat që bëjnë artistët, por janë artistët që bëjnë godinat.  Po të ishte kështu edhe Kryeministria është një ndërtesë e mirë, që nuk rrezikon shembjen , por në fakt të gjithë kryeministrat nuk kanë qenë aq aktorë të mirë sa ti japin vendit përparim, përkundrazi.