Erion Braçe ka denoncuar sot dy investitorë të cilët kanë ndërtuar një kantier ndërtimi në lagjen

13 Gusht 2019, 17:15

TIRANË- Zv. kryeministri Erion Braçe ka denoncuar ditën e sotme dy investitorë të cilët kanë ndërtuar një kantier ndërtimi në lagjen e tij në kryeqytet. Braçe akuzon investitorët se kanë zënë padrejtësisht gjysmën e trotuarit. Sipas Braçes ky projekt u nis një vit më parë për të ndërtuar një korsi biçikletash dhe pedonale të cilat u kthyen në parkingje për makineritë e rënda.

"Prej dritares sime: Kantieri i madh i pyllit orbital të betonit!Unë nuk e di se kur do gjendet një ekuilibër midis këtyre qe duan të fitojnë e të fitojnë dhe, në të tjerëve që duam të jetojmë e të jetojmë! Si ka mundësi qe këta që fitojnë e fitojnë, as e patën e as do e kenë kulturën e mos cenimit të asaj që është e përbashkët, publike, për të gjithë! Shiheni, njëri nga këta e zuri gjysmën e trotuarit; e quan rrethim kantieri! Deri tre dite më parë, të shtunën, ishte në kufijtë e tij, sot jo më! Tre ditë më parë, bërtita unë, u bë sikur u reagua! Madje dhe investitori më shkruajti, donte gjysmën e trotuarit. I thashë dhe atij, në këtë qytet nuk rroni vec ju që fitoni e shtoni, por edhe ne që duam të jetojmë si njerëz. As kuptoi e as u bind! Trotuari sot është i zënë në gjysmën e tij; për të ai është funksional sepse është 1 metër i lirë! Një vit me parë, në këtë rrugë u investuan 1 milion USD.