Ermali dhe Elvana në Kanë! Aktori bëhet 'gazi i botës' , publikohet video epike

19 Maj 2019, 15:03

Aktori i humorit Ermal Mamaqi i shoqëruar nga këngëtarja Elvana Gjata kanë kaluar në tapetin e kuq në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Kanë. Pas suksesit në vend por dhe me një renditje të lartë në Zvicër, para pak ditësh, Ermali tregoi se posteri i “Dy gisht mjaltë” do të shfaqej edhe në Festivalin e Kanës.

Ermali ka ndarë një video të kalimit të tyre para fotografëve, por ka rënë në sy momenti kur Ermali pengohet teksa ngjitet nëpër shkallë dhe tenton të ndihmojë Elvanën me fustanin.

“Hajt për hajër me ndonjë çmim ishalla! ‘2 gisht mjaltë’ së shpejti edhe në Angli, Itali, Greqi dhe Amerikë. E bëra vetë rrëzimin për syrin e keq”, -ka shkruar me humor Ermali, pasi në video shfaqet teksa pengohet te shkallët.