EULEX arreston ish-kreun e Inteligjencës së Kosovës për krime lufte

25 Shtator 2020, 14:35

Gjykata Speciale në Kosovë konfirmon se ka dhënë urdhër për arrestimin e ish-shefit të inteligjencës së FSK-së, dikur kreu i UÇK-se në zonën Operative të Llapit. Ish drejtuesi i njësitit të quajtur BIA ishte intervistuar nga prokurorët e Dhomave të Specializuara, në nëntor të vitit të kaluar, në cilësinë e të dyshuarit për krime lufte.

Specialja njofton se Mustafa u arrestua pas aktakuzës të konfirmuar.

Salih MUSTAFA u arrestua sot në Kosovë nga Zyra e Prokurorit të Specializuar në bazë të një fletarrestimi, urdhri për transferim dhe aktakuzës së konfirmuar, të lëshuara nga një gjykatës i procedurës paraprake i Dhomave të Specializuara të Kosovës.”

Po ashtu, në njoftim konfirmohet se ish-shef i inteligjencës së FSK-së po dërgohet drejt Hagës.

“Z. Mustafa po transferohet në objektin e paraburgimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë dhe do të dalë para gjykatësit të procedurës paraprake pa vonesë të papërligjur”.

Ish drejtuesi i njësitit të quajtur BIA ishte intervistuar nga prokurorët e Dhomave të Specializuara, në nëntor të vitit të kaluar, në cilësinë e të dyshuarit për krime lufte.