'Euro 2020' thyen rekord autogolash, asnjëherë kaq shumë në një edicion të vetëm

24 Qershor 2021, 14:23 | Përditesimi i fundit: 2021-06-24 14:27:03

Ky Europian që po zhvillohet në 11 vende të ndryshme nuk është i veçantë vetëm për golat e Ronaldos dhe Lukakut, magjinë e Pogba-s apo edhe për lojrat e bukura të Italisë dhe Holandës, por më së shumti edhe për autogolat. Deri më tani janë shënuar tetë të tillë, si asnjëherë më parë, duke vendosur një rekord në këtë aspekt edhe pse ende nuk ka nisur faza me eliminim direkt.

Futbollistët që hodhën topin në portën e tyre nisin me Demiral, që në ndeshjen hapëse të Europianit kundër Italisë. Më pas të njëjtën gjë bëri portieri Szczesny i Polonisë kundër Sllovakisë, Hummels në Francë-Gjermani, Ruben Dias dhe Guerrero në Portugali-Gjermani, Hradecky i Finlandës kundër Belgjikës, Dubravka dhe Kuco në Sllovaki-Spanjë.