Eurobarometri: Shumë qytetarë evropianë nuk u besojnë institucioneve të BE-së

16 Gusht 2019, 12:04

Ende ka shumë qytetarë evropianë që nuk u besojnë institucioneve të BE-së, por numri i euroskeptikëve po zvogëlohet. Kjo është ajo që del nga sondazhi i fundit i Eurobarometrit.

Në përgjithësi, 44% e të anketuarve janë shprehur se kanë besim në institucionet e BE.

Më besimplotë janë shprehur lituanezët me 72%, Danezët me 68% dhe Estonezët 60%.

Më shumë mosbesues janë grekët, 66%, pasuar nga francezët dhe britanikët me 56%, pastaj italianët dhe çekët me 55%.

Zëdhënësja e Komisionit Europian, Mina Andreeva theksoi se "ky është rezultati më i mirë që nga viti 2014. Besimi në Bashkimin Evropian është rritur në 20 vende anëtare. 73% të anketuarve e konsiderojnë veten qytetarë evropianë".