Europa League/ Milan kërkon kualifikimin me Zvezdan, Pioli: Duam të shkojmë sa më larg

25 Shkurt, 14:55 | Përditesimi i fundit: 2021-02-25 14:58:07

Pas Champions League sonte është rradha e Europa League për të zhvilluar ndeshjet e kthimit për fazën e 1/16. Një nga skuadrat që do të synojë kualifikimin, pasi ka çdo llogari të hapur është Milan. ‘Djalli’ pasi barazoi 2-2 në Serbi sonte në orën 21 pret Crvena Zvdezdën në San Siro. Kjo sfidë për ta vjen pas humbjes në derbi me Interin, ndërsa Pioli është shprehur:

“E dimë ku gabuam në derbi, por kjo me Crvena Zvezdën është një ndeshje shumë e rëndësishme. Ne duam të shkojmë sa më lart të mundemi dhe Milan futet përherë në fushë për të fituar.”

Një përballje e hapur është edhe ajo mes Arsenal dhe Benfica-s. Në ndeshjen e parë në Portugali 90 minutat u mbyllën 1-1, ndërsa sonte Arsenal do kërkojë me patjetër kualifikimin për të shpëtuar një sezon tejet të vështirë. Mjaft të ndërlikuar do ta ketë edhe Napoli, që në ndeshjen e parë në Spanjë është mposhtur 2-0 nga Granada.

Sakaq një gjysmëbilete ka prerë Roma, e cila në ndeshjen e parë mposhti 0-2 Bragën. Gjithçka e mbyllur është për Manchester United. ‘Djajtë e kuq’ pas fitores 0-4 në Spanjë, duket se do ta ketë një shtëtitje me Real Sociedad në ‘Old Traford’.

Kategori të tjera

    Nuk u gjeten video për këtë Kategori!

Shiko të gjitha

    Nuk u gjeten video për këtë Kategori!

Shiko të gjitha