Europa, Vllaznia niset në Austri për përgatitjet! Josa: Markun e kërkova unë, shumë blerje prishin ekuilibrat në skuadër

29 Qershor 2022, 14:45

Vllaznia është nisur sot për 13 në Austri ku do vijojë fazën përgatitore për ndeshjet e kupave të Europës. Trajner Josa foli për merkaton duke thënë se blerjen e fundit Herald Marku e ka kërkuar ai vetë, ndërsa kërkoi kujdes me prurjet pasi mund të prishin ekuilibrat e skuadrës.