Evi Reçi mes muzikës, gazetarisë dhe kinematografisë

18 Shtator 2019, 12:42

Evi Reçi është një këngëtare e dashur për publikun dhe muzika ajo ku identifikohet më shumë është pop. Evi Reçi nuk ka frikë të guxojë dhe të marrë përsipër projekte të mëdha e ambicioze edhe jashtë muzikës. Prej një viti ne e shohim atë çdo pasdite në ekranin e Vizion Plus, duke pasur rolin e rëndësishëm të autores dhe moderatores së programit. Evi Reçi vjen nga një familje me vlera dhe që e kanë pasion artin, të bukurën dhe muzikën. Ndonëse ka lindur në Durrës, ajo më shumë ka jetuar jashtë, në shtetet fqinjë të Greqisë e më pas në Itali. Ajo është një personazh shumë interesant dhe që vazhdimisht e surprizon audiencën dhe mbështetësit e saj me projekte e risi, përtej muzikës. Së fundmi, Evi Reçin do ta shohim në rolin e aktores në një produksion italian.