Evis Kushi kërkoi mësim në auditor për vitet e para, Ministria e Shëndetësisë nuk pranon: Universitetet vatra të larta infeksioni

31 Tetor 2020, 12:32 | Përditesimi i fundit: 2020-10-31 14:40:48

Kërkesa e Ministrisë së Arsimit për zhvillimin e mësimit në auditore për studentët e viteve të para në Universitete nuk u pranua nga Ministria e Shëndetësisë.

Në përgjigje të saj, Ministria e Shëndetësisë thotë se universitetet janë vatra të larta të infektimit, ndaj dhe prezenca e studentëve të viteve të para është e pamundur.