Fake news për tërmetin, Braçe: Autorët do të përballen me fuqinë e ligjit 8 ballë! S'do të falen

23 Shtator 2019, 15:33 | Përditesimi i fundit: 2019-09-23 17:13:21

TIRANE-Zv/ kryeministri Erjon Braçe deklaroi se portali Syri.net që dha lajmin e rremë mbrëmjen e djeshme se do të kishte një tërmet në orën 23:30 me magnitudë 6 ballë, do të përballet me fuqinë e ligjit 8 ballë. Numri dy i qeverisë theksoi se gjithcka është bërë me qëllimisht nga ky portal. Braçe u shpreh se siguria publike u sfidua dje në kufijtë e kaosit nga një rrjet i prodhimit dhe shpërndarjes së lajmeve të rreme me qëllim.