Fake News/ Soreca: Mediat të vetërregullohen, të mos 'presin' nga qeveria

22 Tetor 2019, 22:25

Ambasadori i BE-së, Luigi Soreca foli gjithashtu edhe për problemin e mediave dhe të paketës anti-shpifje të paraqitur nga qeveria. Ambasadori tha se qeveria ka treguar se ka pranuar vetëm disa nga objeksionet e paraqitura nga komuniteti ndërkombëtar, ndërkohë që pika të tjera të projektligjit ende duhet të korrigjohen. Sipas Bashkimit Evropian, zgjidhja për fake neës-et duhet të realizohet me vetë-rregullimin e shtypit dhe jo me imponime qeveritare.

"Ndërsa për sa i përket ligjit, pra kësaj pakete të ligjit për median, ne kemi ndërhyrë tashmë dy herë te qeveria për këtë çështje. Një herë, vitin e shkuar, kur ne bëmë një kontroll të përputhshmërisë së projektligjit me direktivën e BE-së dhe në veçantë me atë direktivë që ka të bëjë me aspektin online dhe, së dyti, përputhshmëria me konventat e BE-së për lirinë e shprehjes së fjalës. Dhe ajo që kemi kuptuar është që teksti është në përputhje me pjesën e parë, por ama kemi shqetësime për pjesën e dytë, për lirinë e fjalës. Dhe ia kemi thënë këtë qeverisë, e kemi shprehur edhe në komunitetin e medias, pasi është e rëndësishme që ky komunitet të jetë i përfshirë, të konsultohet për këtë ligj dhe cilat janë shqetësimet tona. Dhe në fakt, shqetësimi është që rregullimi i lirisë së fjalës dhe i shprehjes të mund të bëhet, mund të tejkalohet pra kjo gjë. Ne në Bashkimin Evropian kemi qasjen e vetërregullimit, p.sh. fake neës dhe keqinformimi. Fake neës është gjë e keqe, keqinformimi është gjë e keqe jo vetëm për gazetarët, por edhe për shoqërinë në përgjithësi. Por në Bashkimin Evropian kjo rregullohet me anën e vetërregullimit online nga vetë media. Prandaj është e rëndësishme që media të jetë e përfshirë dhe të shpjegohet ndikimi që ka fake neës te vetë pavarësia e tyre.Në raportin e Komisionit Evropian ne e kemi identifikuar gjithnjë këtë çështje si çështje kyçe. Pronësia e medieve, financimi i medieve dhe reklamat publike. Pra, financimi i medieve është i rëndësishëm dhe në veçanti në këtë moment, për të siguruar pavarësinë e medieve dhe, ashtu siç e thatë edhe ju, në këtë moment në veçanti, kur shikojmë këtë shumëfishim të fake neës-it dhe influencën potenciale të shteteve të treta. Do të vazhdojmë të themi atë që kemi thënë edhe në të shkuarën. Së pari, për pronësinë e medieve, për atë kufizim për operatorët kombëtarë, kjo duhet të jetë në përputhje me standardet ndërkombëtare. Për sa u përket reklamave publike edhe kjo duhet të jetë në përputhje me praktikat ndërkombëtare për të siguruar transparencën, e po ashtu edhe për vetërregullimin për mediet online. Ne për këtë gjë, besojmë që duhet t’u besojmë medieve që do të vetërregullohen duke shmangur një vetërregullim tejet të rreptë", tha Soreca.