Fatmir Mediu vijon rrugën pa Bashën, fillon mbledhjen e firmave për të dalë vetëm në zgjedhje! Pas Tiranës dhe Shkodrës prezanton kandidatët e PR në Fier

21 Janar 2021, 10:51

Ndarja mes Fatmir Mediut dhe Lulzim Bashës duket se është shumë e madhe. Kreu i Partisë Republikane vijon hapat për të ecur drejt zgjedhjeve të 25 prillit i vetëm. Report Tv ka mësuar se PR ka nisur mbledhjen e 5000 firmave të domosdoshme për tu regjistruar si subjekt për zgjedhjet e ardhshme. Ndërkohë që ka prezantuar edhe kandidatët në Fier.