Fëmija kërkon që të pozojë me Bashën, kreu i PD-së nuk përmbahet nga gëzimi: Do dalim me dy gishta?

2 Mars 2021, 17:11

Kreu i Partisë Demokratik ka filluar tashmë fushatën në terren, ndërkohë që takohet edhe me qytetarë të cilët kërkojnë që të përshëndesin kryedemokratin.

Ditën e sotme kreu i PD-së ka ndarë një video në Facebook, ku një nënë e re i kërkon Bashës që të bëjë një foto me djalin e saj.

Basha u tregua i gatshëm dhe mjaft i entuziasmuar që të realizojë menjëherë foton, madje i kërkon që foton ta bëjnë edhe me dy gishta.

“Fëmijët janë e ardhmja jonë! Për ta duhet të sjellim shpresën që u nevojitet dhe ndryshimin për të cilin kemi nevojë të gjithë!”, shkruan Basha krahas videos së publikuar.

Qytetarja: Ta bëjmë një foto? Basha: Ça bën si je, hajd ta bëjmë një foto patjetër. Kështu do e bëjmë apo me dy gishta.