Fëmijët dhe bukuria e shfaqjes “Rosaku i shëmtuar”

4 Prill 2019, 13:10 | Përditesimi i fundit: 2019-04-04 13:14:26

Me Tiranën e zhurmshme dhe që shpeshherë është konsideruar si Tirana e të rinjve, ndonjëherë mbetet dilemë fakti se ku ti dërgojmë fëmijët për tu argëtuar. Një vend i tillë, i cili është jo vetëm argëtues, por mbi të gjitha edukues është Teatri i Kukullave. Këtë të shtunë u vu në skenë shfaqja “Rosaku i Shëmtuar” nga Andersen, për të cilën fëmijët po e prisnin me padurim Shfaqja nis bukur, me dritat e ulta dhe nënën rosë që shfaqet duke ngrohur vezët e saj. Fëmijët të cilët nuk rrinë dot pa komentuar, padashur bëhen pjesë e shfaqjes. Rosaku i shëmtuar është një prej pjesëve më të bukura për fëmijë. Aktorja Jorida Meta, që luan rolin e këtij rosaku na tregon sa bukur është tëpunosh për fëmijët. Shfaqja vazhdon me rosakun e shëmtuar që nuk e duan shokët, dhe fëmijëve duket se u vjen keq për këtë gjë. Ata përfshihen shumë nga pjesa e vënë në skenë. Në rolin e Andersen, Elidon Alikaj na tregon bukurinë e të luajturit shfaqje për fëmijë. Kjo shfaqje vjen në skenën e Teatrit të Kukullave nga regjisori italian Paolo Comentale i cili ka që prej vitit 2002 që punon në vendin tonë.