Fëmijët, luftëtarët e vegjël të artit marcial 'Taekwondo'

20 Shkurt 2019, 14:23

Vështirësia për të mbijetuar në kohët e lashta, i detyroi njerëzit të zhvillonin aftësitë vetjake për te luftuar për ushqimin e tyre dhe për t`u mbrojtur kundër armiqve te tyre, përfshire edhe kafshët e egra. Nga zbulimet e bëra ka rezultur se që në shekullin e 15 njerëzit filluan të ushtrojnë arte marciale, emër të cilin e kanë marrë nga Marsi, Zot i luftës.Një prej arteve marciale në të cilin ne jemi fokusuar, e që në të njëjtën kohë është përhapur mjaft edhe në vendin tonë është TAEKWON-DO.

Ky term, në gjuhën letrare Koreane është  arti i kombinimit të gjuajtjeve me këmbë në ajer dhe goditjeve me grushta duke vënë në funksion trurin.Nga Korea duket se ky art marcial ka shtegtuar në shumë vende, përfshirë edhe vendin tonë. Janë të shumtë të rriturit , por dhe fëmijët që kanë filluar ushtrimin e takwon-do. Një grup të tillë e gjejmë nën kujdesin e profesor Ervis Pashollari.

Në një stërvitje të zakonshme, janë të shumtë fëmijët që shprehen se e pëlqejnë shumë këtë art marcial, për arsye nga më të ndryshmet.Çdo levizje duhet të jetë në harmoni dhe ritëm në mënyrë që Taekwon-do të jetë estetikisht e bukur, dhe edhe pse shumë të vegjël në moshë, këta fëmijë arrijnë që të jenë në sinkron të plotë