Fërgesë me speca nga zonja Vjollca

25 Qershor 2021, 10:58

Fërgesë me speca

Përbërësit:

600-800 gr speca

vaj për skuqje

500 gr domate të pjekura

5 thelpi hudhër

1 lugë çaji sheqer

kripë

100 gr djath dhie

2 vezë ( opsionale)

pak vaj ulliri

Përgatitja:

Lajmë pastrojmë specat dhe mund ti piqni ose ti skuqni në tigan. I vendosim në një tas dhe I mbulojmë për 10 minuta e më pas I qërojmë lëkurën. Në një tigan me pak vaj ulliri shtojmë hudhrat, domatet e qëruara nga lëkura dhe të prera në kubikë. Shtojmë sheqer dhe e lëmë domaten të ziejë për 10-15 minuta. Shtojmë kripë deri sat ë shterojë lëngu. Shtojmë djathin të thërrmuar, specat e prera në copëza ose dhe të plota sit ë preferoni. RRahim 2 kokrra vezë dhe e shpërndajmë mbi fërgesë. Pas një minute e fikim sobën dhe e mbulojmë tiganin me qëllim që veza të mpikset.