Fermerët ankohen për mungesë tregu: Punojmë 6 muaj, që të fitojmë sa për një! Po na shkon mundi kot

10 Tetor 2019, 20:56

Fermerët e fshatit Portez në bashkinë e Fierit ankohen për mungesën e tregut dhe çmimet e ulëta. 

Ata shprehen se të gjitha prodhimet e tyre bujqësore po mbeten të pa shitura, duke bërë që investimi dhe mundi i tyre të mos justifikohet. Të ndodhur në këtë situatë ata kërkojnë zgjidhje pasi bujqësia është e vetmja e ardhur për ta dhe familjen e tyre.

"Është viti i parë që ka një rënie drastike.  Nuk e dimë ku qëndron problemi, ne thjeshtë duam zgjidhje. Puna e serave është puno 6 muaj fito një muaj. Të punosh 6 muaj e t’i hedhësh poshtë nuk ia vlen.  Kemi ardhur nga emigrimi. Të gjithë kapitalin e kemi hedhur këtu. Të gjithë fermerët janë me kredi. Janë me borxhe.  Tregu është shumë i ulët dhe nuk ia vlen të punosh më. Çmimi është përtokë. Shteti mund të na ndihmoje e të na subvencionoje", shprehen biznesmenët.

Fermerët kërkojnë subvencione nga shteti, në të kundërt ata paralajmërojnë përshkallëzim të protestave. 

    No videos found.