Fermerët e Maliqit ankohen për mungesën e tregut: Çmimi nuk justifikon koston

11 Tetor 2019, 22:32

Fermerët e fshatit Pirg të bashkisë së Maliqit të njohur për prodhimin e qepës ankohen për mungesën e tregut dhe çmimet mjaft të ulëta për kilogram. Ata thonë se prodhimi i këtij viti është i bollshëm dhe cilësor por nëse nuk merren masa produkti do të kalbet e për pasojë ata do ta hedhin duke mos justifikuar kështu mundin dhe investimin e kryer. Sipas tyre kjo kulturë është e vetmja e ardhur për ta dhe familjen e tyre.  

"Fermerët Këtë vit prodhimi i qepës ka qenë bërnut fare. Nuk ka çmim fare. As me 2 qind lekë nuk po shkon. Nuk kemi ndonjë shpresë. Deri tani jemi të mbaruar. Mund të na kalben të gjitha. "

Prodhim ka pasur. Është cilësor porn a ka mbetur pa shitur. E kemi stog rrezikon të na kalbet."

"Prodhimi i qepës nuk është keq, por jemi ngushtë me tregun."

"Shpenzimet janë të mëdhaja, që nga fara. Tregu është shumë i dobët sivjet. Nuk ka treg, na ka mbetur i gjithi. Duhet ti kishim shitur. " kanë thënë ndër të tjera fermërët.

Nga ana tjetër Specialisti i Mbrojtjes së Bimeve në Drejtorinë Bujqësore të Korçës, Anesti Stajo ju bën thirrje fermerëve që të tregohen të kujdesshëm në kavaletimin, magazinimin dhe ruajtjen e qepës në kushte frigoriferike, pasi sipas tij ky produkt do të gjejë vend në treg në një periudhë të mëvonshme.

"Nuk mbulohet kostoja e prodhimit. Në ditët në vazhdim në javët në vazhdim me kujdesin në kavaletimin, magazinimin dhe ruajtjen e qepës në kushte frigoriferike besoj se çmimi do të rritet." ka deklaruar specialisti i mbrojtjes së bimeve, Anesti Stajo.

Fermerët paralajmërojnë protesta nëse nuk merret ndonjë masë.

    No videos found.