Festa e 7-Marsit, ministrja Kushi uron arsimtarët: Çdo mësues është një hero që të merr për dore

7 Mars 2021, 08:51 | Përditesimi i fundit: 2021-03-07 08:57:28

Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë Evis Kushi ka zgjedhur të urojë Ditën e Mësuesit nëpërmjet një videoje të veçantë, ku ajo vetë i është bashkuar një kolazhi urimesh e falënderimesh nga nxënës të shkollave të ndryshme të vendit.

Në mesazhin e saj, Ministrja Kushi shkruan se ky është një 7 Mars ndryshe nga herët e tjera për shkak të pandemisë: "Sot është 7 Marsi, Festa e Mësuesit. Një 7 Mars ndryshe nga çdo herë tjetër. Një 7 Mars kur çdo nxënës e prind po ndjen sakrificën madhore të mësuesve tanë që do të mbahet mend shumë gjatë. Çdo 7 Mars në të ardhmen të mos i ngjajë këtij të sotmit, por të vijë i mbarë, dhe ne të mund të dhurojmë lule e përqafime me njëri-tjetrin".

Kushi nënvizon se falënderimet e mirënjohja për mësuesit nuk mbarojnë asnjëherë:

"Të dashur mësues! Falënderimet dhe mirënjohja për ju, asnjëherë nuk mjaftojnë! Sepse çdo mësues është një hero! Një hero që të merr për dore, të ndriçon e bëhet udhërrëfyesi yt!" - mbyll mesazhin e saj Ministrja Evis Kushi.