Shkodra mblodhi qindra vizitorë nga e gjithë Shqipëria e Mali i Zi për festën e Karnavaleve. Muzika, këngët e vallet përfshinë edhe këtë të diel kryeqendrën e veriut.
Dita e tretë dhe përmbyllëse e kësaj feste iu dedikua karvanit të karnavaleve që përshkoi rrugët e Shkodrës.
Në fund, u bë dhe djegia e dordolecit. Qytetarët ishin mbledhur për të parë këtë moment që simbolizon djegien e fenomeneve negative duke pritur ardhjen e stinës së pranverës.