Fier/ Digjet stalla e bagëtive, zonja e shtëpisë: Një person i dyshimtë ishte pranë shtëpisë

13 Dhjetor 2019, 16:35

Zonja e shtëpisë Sadija  dhe vajza e saj Marsela Martini shprehen se është hera e dytë që banesa e tyre dhe stalla e bagëtive përfshihen nga flakët, ndaj kërkojnë ndihmë pasi dyshojnë si zjarrvënie të qëllimshme.

"Kur ishim nga toka na thanë që një i panjohur po vjen pranë banesave tuaja dhe pas kësaj pamë flakët." tha zonja e shtëpisë.

Ndërkohë një lopë që mbante familja ka shpëtuar, por në trup ka plagë të rënda nga flakët që ranë në stallë.