Fier, makina humb kontrollin përplas për vdekje këmbësorin

22 Nëntor 2020, 19:58

Një person ka humbur jetën, pasi është përplasur nga një makinë në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Baltëzës”, në Bypass në Levan-Fier.

59-vjeçari Gj.Z. nga Tirana, duke drejtuar mjetin tip “Benz” me targa AA478YC  ka aksidentuar me pasojë vdekje shtetasin S. S., 59 vjeç, banues në Fier, i cili ka qenë duke lëvizur në këmbë.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 18:40, ndërsa policia ka shoqëruar drejtuesin e mjetit dhe vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Kjo është viktima e tretë në pak orë gjatë ditës së sotme, ku më herët humbi jetën një këmbësor 89-vjeçar në Lezhë, i cili u përplas nga një furgon mallrash , ndërsa në Tiranë humbi jetën një 68-vjeçar, pasagjer në një makinë që u aksidentuar në  vendin e quajtur "Shkalla e Tujanit".