Fier/ Makina shkrumbohet nga flakët, drejtuesi i mjetit e braktis në anë të rrugës

24 Janar 2021, 14:10 | Përditesimi i fundit: 2021-01-24 14:29:47

FIER - Një makinë tip “Benz” është shkrumbuar nga flakët mesditën e kësaj të diele në Fier.

Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur “Vija e Ngjalës”.

Mësohet se makina është përfshirë nga flakët për shkak të një defekti teknik.

Fatmirësisht, drejtuesi i mjetit e ka kuptuar defektin teknik dhe e ka braktisur atë në anë të rrugës.

Policia ka shkuar në vendngjarje për të bërë zbardhjen e plotë të shkaqeve të flakëve.