Fier/ 'Mercedesi' përplas motorin, vdes drejtuesi! Shoferi lë makinën në kanal dhe largohet

24 Gusht 2019, 11:18

FIER- Një aksident rrugor është regjistruar mesditën e sotme, si pasojë e së cilit ka humbur jetën një person.

Ngjarja ka ndodhur në autostradë Levan- Tepelenë, në afërsi të fshatit Çerven. Mësohet se një automjet tip "Mercedes" me traga FR 0790P është përplasur me një motor me targa greke, ku ka humbur jetën drejtuesi i këtij të fundit. "Mercedei" ka përfunduar në kanal, e ndërsa mësohet se drejtuesi i mjetit, i identifikuar si K.Z është larguar nga vendi i ngjarjes.