'Figurë tragjike', sjell “Mehmet Shehun” nga lindja në ’43-shin në një roman historik, koloneli Pashaj: Traktati që i hëngri kokën, si u përplas me Enverin në Konferencën e Labinotit

7 Korrik 2022, 17:40

Promovohet në Akademinë e Shkencave romani historik “Mehmet Shehu” me autor kolonelin Myslim Pashaj. Botimi trajton jetën e ish-kryeministrit të vendit nga lindja deri në vitin 1943. Studiuesi Ilir Yzeiri, e konsideron librin si një ngjarje në jetën kulturore në vend, që pritet të hapë debat.