Fileto pule me verë e limon
Përbërësit:
- 1 gjoks pule
- 50 g gjalpë
- 50 ml vaj ulliri
- 1 limon lëngu dhe lëkura
- 1 gotë verë e bardhë
- 50 g miell
- Kaperi
- Shafran
- Kripë, piper
Përgatitja:
Presim hollë filetat e pulës, i marinojmë me kripë dhe piper. I kalojmë në miell dhe i skuqim në tigan me vaj dhe gjalpë nga të dy anët. I shtojmë kaperi, verë të bardhë, lëng dhe lëkurë limoni, shafran dhe tundeni tiganin që salca të trashet e të bëhet njësoj.




















