Fileto pule të marinuara me kos dhe erëza në furrë
Përbërësit:
- 4 fileto pule
- 250 gr kos
- 1 lugë çaji paprika
- 1 lugë çaji rigon
- 1 lugë çaji hudhër pluhur
- 1 lugë çaji kripë
- 1 lugë çaji piper i zi
- 1 lugë çaji borzilok
Përgatitja:
Përziejmë kosin me të gjitha erëzat. Lyejmë mirë filetot e pulës me marinadën. I mbulojmë dhe i lëmë në frigorifer të paktën 2-4 orë (idealja gjatë natës). I vendosim njëra mbi tjetrën mbi një shkop qebapi ku në fillim dhe në fund vendosim gjysëm qepe dhe i pjekim derisa të marrin ngjyrë të artë dhe të jenë gatuar plotësisht.




















