Fillon spektakli, Premier League starton sonte me Liverpool-Norwich

9 Gusht 2019, 14:47

Premier League angleze nuk pret dhe starton sonte në mbrëmje në “Anfield Road” shtëpinë e kampionëve të Europës.

Liverpool pret Norwich të sapongjitur në elitën e futbollit britanik me synimin e vetëm për ta nisur me tre pikë. Liverpool është një nga ekipet që nuk kanë bërë fare merkato, kjo edhe si zgjedhje e teknikut gjerman Jurgen Klopp i cili në konferencë sqaron "Përgatitjet mbaruan dhe tashmë do përpiqemi të bëjmë më të mirën e mundshme. Jemi shumë ekipe të mira që luftojmë në të njëjtën ligë. Çdo sezon ka historinë e tij dhe ne do përpiqemi që këtë vit të fitojmë kampionatin.

Edhe senegalezi Sadio Mane për Klopp është gati dhe Liverpool pritet të zbresë sonte në fushë me formacionin më të mirë atë tip të sezonit të kaluar. Liverpool-Norëich starton në orën 21:00. City zbret në fushë të shtunën ndërsa të dielën spikat Manchester United-Chelsea.

Dje u mbyll edhe merkato në Premier League me lëvizjen më të bujshme që mban emrin e David Luiz. Mbrojtësi brazilin “tradhtoi” Chelsean për rivalët e qytetit Arsenal me të cilët nënshkroi kontratë dy vjeçare.

Dy goditje të mira bën edhe londinezët e Tottenham duke firmosur me argjentinasin Giovani Lo Celso dhe mbrojtësin e majtë Ryan Sesegnon./Përgatiti Andi Kapxhiu