Filmoi me telefon teksa po i rrihnin brutalisht të bijën për të denoncuar drejtoreshën e shkollës

3 Maj 2021, 15:28

SHBA- Një drejtoresh shkolle nga Florida në SHBA, po përballet me drejtësinë, pasi pamjet e rëndë ku ajo shfaqet duke rrahur brutalisht një vajzë 6-vjeçare me një dru, kanë qarkulluar në internet dhe kanë shokuar botën.

Drejtoresha e shkollës fillore, Melissa Carter, është “monstra” që rrahu në mënyrë të pamëshirshme 6 vjeçaren, pasi ajo kishte shkaktuar një dëme prej 50 dollarësh në një ndër kompjuterat e shkollës.

Mamaja e 6-vjeçares është thirrur në shkollë më 13 prill, për të paguar dëmin të cilin shkaktoi vajza e saj.

Kur ajo është paraqitur në shkollë ka gjetur drejtoreshën duke bërtitur dhe sapo zbuloi mungesën e kamerave në ambientet e shkollës, nxori fshehurazi telefonin e saj për të filmuar skenën brutale, duke “sakrifikuar” vajzën e saj.

“Askush nuk do të më besonte. Unë ‘sakrifikova’ vajzën time që të gjithë prindërit të zbulojnë se çfarë ndodh në atë shkollë.”, tha ajo mes lotëve.

Incidenti i rëndë po hetohet nga autoritetet përkatëse, megjithatë pamjet filmike janë fakte të pashmangshme.