Fisha diabeti falas dhe për të rinjtë, Manastirliu: Familjet kursejnë 1.6 milionë lekë në vit

25 Qershor, 14:35

Ka nisur shpërndarja e fishave të diabetit falas për studentët dhe të rinjtë deri në moshën 25 vjeç.

Kjo grupmoshë mund të tërheqë 2 herë në vit sasinë e plotë të fishave falas për matjen e glicemisë.

Kështu ka bërë me dije Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, e cila ndoqi nga afër procedurën e rimbursimit të fishave për studentët, ku deklaroi se vendimi i Qeverisë për rimbursimin e fishave për matjen e glicemisë i kursen çdo familjeje që ka fëmijë apo të rinj me diabet, 1.6 milionë lekë në vit.

“Pas rimbursimit të fishave të diabetit për fëmijët deri 18 vjeç, tashmë fishat për matjen e glicemisë janë falas edhe për studentët dhe për të gjithë të rinjtë me diabet deri në moshën 25 vjeç. Jo vetëm i kursejmë çdo familje 12 mijë lekë të reja në muaj, por sigurohet një cilësi më e mirë jete për këta fëmijë dhe të rinj”, tha Manastirliu.

Për të lehtësuar pacientët, fishat e diabetit mund të tërhiqen për 6 muaj, duke ju shkurtuar rrugëtimin pacientëve, të cilët paraqiten vetëm dy herë në vit pranë QSUT ose spitaleve rajonale të zonave ku ata jetojnë. Procedura e rimbursimit të fishave për matjen e glicemisë fillon tek mjeku i familjes ku pacienti tërheq formularin për rimbursim dhe më pas paraqitet në farmacitë e rimbursimit, të cilat ndodhen në çdo spital rajonal dhe në spitalin universitar “Nënë Tereza” në Tiranë.

Kategori të tjera