Fitoi betejën me COVID, Violeta Zhupa: Mjekët më rikthyen te nipi dhe mbesa! Apel të gjithëve të besojnë te bluzat e bardha

5 Dhjetor 2020, 17:04

Violeta Zhupa është një gjyshe nga Tirana, e cila ka fituar betejën me COVID dhe tashmë është rikthyer dashurive të saj, nipit dhe mbesës. Në një rrëfim emocionues ajo tregon eksperiencën e saj në luftë me koronavirusin. Violeta teksa falënderon të gjithë mjekët për shërbimin e jashtëzakonshëm që ajo kujdeset disa herë ta nënvizojë, i bën apel të gjithëve që të mos neglizhojnë simptomat dhe të shkojnë menjëherë në spitale.