Fitoi betejën me COVID-19, Nënë Ferzileja: Mirënjohje për punën e stafeve mjekesore

6 Nëntor 2020, 21:20

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu ka ndarë në faqen e saj në Facebook videon e 66 vjeçares nga Elbasani e cila ka shkuar në Spitalin COVID2 në gjendje të rëndë por fatmirësisht është shëruar dhe gëzon shëndet të mirë.

"Nëna ka ardhur këtu shumë e sëmurë, kam dy javë që ky staf i mrekullueshëm më ka ngritur në këmbë. Unë thërrisja një mjeke për të më bërë gjilpërën ndërsa ato vinin të gjitha. Nëna mos u mërzit se jemi neve më thonin. Ja ku erdhi momenti që unë të largohem me këmbët e mia" - shprehet nënë Ferzilja.

Ministrja e Shëndetësisë ju ka bërë thirrje  qytetarëve të respektojnë masat e distancimit, higjenës dhe mbajtjen e maskës  në mënyrë që të ndalohet përhapja e infeksionit dhe të ndihmohen mjekët dhe infermierët në këtë betejë.

"T’i ndihmojmë mjekët dhe infermierët në këtë luftë të pazakontë, të krijojmë së bashku aleancën  mbarë qytetare proshëndetit COVID19. Të përdorimin armët e vetme që ka sot në dorë çdokush" - shkruan Manastirliu.