Fitorja me Moldavinë, Duka: Jemi në grup të fortë! Do të luftojmë deri në fund

11 Qershor 2019, 23:04

Presidenti i FSHF-së, Armand Duka u shpreh i kënaqur me fitoren e kombëtares mbrëmjen e sotme përballë Moldavisë. Ai deklaroi se Shqipëria do të luftojë deri në fund për kualifikimin. "I kënaqur patjetër, cdo ndeshje është shumë e rëndësishme.

Jam i kënaqur me këtë lojë dhe këtë rezultat. Sot kishim edhe lojën edhe rezultatin. E vetmja vërejtje që më kanë bërë për trajnerin Reja kur e vendosa ishte se ishte 73-vjeç, kurse për të tjerat nuk besoj se ka nevojë për notën time, pasi është një trajner shumë i mirë.

Jemi në një grup ku cdo gjë mund të ndodhë. Eshtë grup i fortë deri në fund. Nuk mund të themi se jemi skuadra më e mirë e grupit. Ne do të luftojmë deri në fund"tha ai.