Fituan 3 mandate, intervista me Edona Bilali: PS ka marrëdhënie të ndërlikuar me bashkinë e Shkodrës

3 Maj 2021, 17:40

Shkodra nuk pati rezultatin e pritur për socialistët duke marrë vetëm 3 mandate, por kjo sipas kryesues së listës Edona Bilali nuk do të ndikojë të vizionin e qeverisë për kryeqendrën e veriut. Në një intervistë për Report TV deputetja e zgjedhur u shpreh se "për projektet ne do të trakasim në derën e Kryeministrit njësoj sikur rezultati i Shkodrës të ishte në të njëjtën linjë me atë të të gjithë vendit". Ndërsa e pyetur për bashkëpunimin me kryebashkiaken e djathtë, Voltana Ademi, ajo tha se "Partia Socialiste me Bashkinë e Shkodrës ka një marrëdhënie që do ta përkufizoja me fjalën "e komplikuar", por si Edonë, çdo gjë që është në interes të shkodranëve do të jem e para për të bashkëpunuar".