Fituesi i ‘America’s Got Talent’ shpallet një djalë autik dhe i verbër

19 Shtator 2019, 14:26

Nata vazhdoi me një sërë performancash të cilat dukeshin të denja për çmimin e madh prej 1 milion dollarë, por diferencën e bëri konkurenti më i komentuar për shkak të gjendjes së tij shëndetësore.

Kodi ishte i verbër dhe autik, por me një talent të jashtëzakonshëm në muzikë.

Ai këndoi në bashkëpunim me Leona Lewis dhe Cher dhe preku zemrat e publikut amerikan me këngën “You are the reason”.

Amerika votoi Kodi Lee si fituesin e America’s Got Talent 2019.

Kampioni i sezonit të 14-të i ‘America’s Got Talent’ është një djalë autik dhe i verbër, i cili me performancat e tij vodhi zemrat e gjithë publikut.

Mbrëmja u hap me performancën e Detroit Youth Choir në bashkëpunim me Kygo, e vazhdoi me konkurentin më të vogël Tyler Butler-Figueroa i cili performoi me finalistin e sezonit të 13-të Brian King Joseph.