FITUESIT e çmimeve ‘Grammy’/ Beyonce dhe Taylor Swift bëjnë historinë, rrëmben trofe dhe Dua Lipa

15 Mars 2021, 08:50 | Përditesimi i fundit: 2021-03-15 13:43:19

TIRANË- Beyoncé dhe Taylor Swift, janë femrat që kanë shkruar historinë e ceremonisë së Grammy Awards. Diva Beyoncé është gruaja që ka fituar më shumë çmime në historinë e Grammy-t, për të 28-tën herë, duke kaluar këngëtaren Alison Krauss.

"Jam shumë e nderuar, jam shumë e ngazëllyer", tha ajo ndërsa pranoi trofeun e saj vlerësuar për performancën më të mirë, R&B.

Taylor Swift gjithashtu bëri histori në ceremoninë e së dielës, duke u bërë artistja e parë femër që ka fituar plot tre herë çmimin “Albumi më i mirë i vitit”. Një gjë e tillë kishte ndodhur më parë vetëm me tre artistë, Frank Sinatra, Paul Simon dhe Stevie Ëonder. Shqipëri u përfaqeësua denjësisht nga bukuroshja Dua Lipa, e cila arriti që të truimonte duke fituar çmimin e vokalit më të mirë të muzikës Pop me albumin e saj “Future Nostalgia”.

“Ky album ka ndryshuar jetën time në shumë mënyra, por një gjë që unë vërtet kam kuptuar është se sa e rëndësishme është të jesh i lumtur”, tha ajo, në një ditë kaq historike.

E megjithatë, dje ishte nata e Billie Eilish e cila fitoi “rekordin e vitit”.