Flakë në një fabrikë me lëndë kimike në Stamboll, fuçia 'fluturon' në ajër

20 Shtator 2019, 12:53

STAMBOLL- Një fabrikë me lëndë kimike është përfshirë nga flakët në Stamboll, e për pasojë kanë mbetur të plagosur dy zjarrfikës e ndërsa 7 persona janë asfiksuar nga thithja e tymit.

Shpërthimi i zjarri ka rrezikuar të gjithë zonë, teksa ka bërë xhiron në rrjetet sociale, një video ku shihet një fuçi teksa "fluturon" në ajër si pasojë e shpërthimit. Për disa sekonda fuçia ka qëndruar në ajër, e rrethuar me tymit.Të tmerruar banorët largohen me shpejtësi, e ndërsa fuçia bie mbi një makinë.