Flakët përpijnë Katedralen 850-vjeçare 'Notre-Dame' në Paris

15 Prill 2019, 21:20

Një zjarr i madh ka përfshirë pasditen e sotme katedralen e 'Notre Damit' në Paris. Zjarri fillimisht është raportuar nga qytetarët në rrjetet sociale. Në fillim shtëllunga tymi dilnin nga kulmet e katedrales ndër brenda pak minutash zjarri filloi të përhapej në të gjithë katedralen e 'Notre Damit'.

Sipas mediave dyshohet se zjarri ka qënë aksidental dhe ka rënë në pjesën e papafingos së 'Notre Damit', pjesë e cila po restaurohej. Brenda pak minutash kanë mbërritur zjarrfikësit të cilët po luftojnë me flakët për ti neutralizuar.

Katedralja e 'Notre Damit' për Parisin por jo vetëm është më shumë sesa një katedrale pasi ajo prej vitesh është bërë simboli i Parisit. 'Notre Dame' është atraksioni më i populluar në kryeqytetin e Francë ku brenda një viti vizitohet nga rreth 13 milion turistë.

Ndërkohë kjo ngjarje e rëndë ka tërhequr vëmendjen e të gjithë botës ku regimi i parë ka ardhur nga Presidenti i Amerikës, Donald Trump.