Flamur Noka kërcënon nga Kamza: Do ua presim gishtat atyre që i fusin në xhepat tuaj, i njoh me emra dhe mbiemra

25 Shkurt 2021, 21:05

Ish-deputeti i Partisë Demokratike Flamur Noka gjatë një takimi elektoral në Kamëz  ka kërcënuar se kushdo që tenton të vjedhë votën do u presin gishtat.  I revoltuar dhe duke bërtitur para mbështetëse të tij, Noka  tha se i njeh me emër dhe mbiemër të gjithë nënpunësit që tentojnë të përfitojnë në kurriz të popullit.

“Burg dhe vetëm burg për të gjitha ata që abuzojnë dhe do të tentojnë t’ju nëpërkëmbin ju.Ta harrojnë! I di me emër dhe mbiemër se kush po merret, i di edhe ata nënpunësit se ku i fusin duart. Por do t’ua u presim gishtat atyre që fusin gishtat në xhepat tuaj. Kjo kohë do të marrë fund, sepse koha e vjedhjes së lekëve tuaja nuk mund të vazhdojë më. Koha e tyre ka marrë fund”, thotë Noka.