Flamur Noka tregon si e mori vendimin opozita për djegien e mandateve

18 Shkurt 2019, 21:05

Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka i ftuar në emisionin '5 Pyetjet nga Babaramo' zbuloi diskutimet në grupin e PD-së për vendimmarrjen e djegies së mandateve dhe si erdhi opozita deri në këtë pikë. "Shqipëria është nën pushtetin e bandave dhe kanabisit. Shqipëria është bërë bazë e laboratorit të kokainës. Kemi bërë të gjitha përpjekjet duke e denoncuar. Ky është regjim, jo shtet normal. Kemi kërkuar të kishte përgjegjës devijimin e vullnetit të qytetarëve. Ezauruam cdo formë mundësie komunikimi. Kishim vetëm një dritare ku mund të flisnim, ishte parlamenti. Por kryeministri ka të gjitha pushtetet dhe mediat. Kryeministri nuk është legjitim. Iu drejtuam qytetarëve në këto kushte, zgjidhja erdhi nga ata; kudo ndihej fjala revoltë. Atje nuk ka mandate të popullit, por të krimit të organizuar. Ishte vendim unanim i grupit, asnjë dyzim, asnjë kontestim, foli sovrani" tha ai.