Fle në tokë në mungesë të një krevati për sëmundjen e rrallë...Familja e 50-vjeçarit apel për ndihmë

27 Janar 2020, 16:50

50-vjeçari Shkëlqim Tafili nga fshati Hambar i Fierit ka lindur me probleme me gjymtyrët. Gjatë gjithë jetës së tij ai ka qenë i detyruar të qëndrojë në shtrat, në pamundësi për të ecur.

Krahas sëmundjes që ka qenë bashkudhëtarë me të për 50 vite rresht, Shkëlqimi është i detyruar të përballojë dhe varfërinë. Në pamundësi për të pasur një krevat të posaçëm për të sëmurë, 50-vjeçari fle në tokë, pasi në divan ai nuk mund të qëndrojë për shkak të konstruktit të trupit dhe problemit që ai ka me gjymtyrët.