Flet kushëriri i autorit dhe viktimave: I kishte vrarë në distancë 3-4 m nga njëri-tjetri

10 Gusht 2018, 21:42 | Përditesimi i fundit: 2018-08-10 21:45:11

Behar Zyka, kushëri si me familjen e viktimave ashtu edhe atë të autorit, Ritvan Zykaj, 24-vjeç, thotë për Report Tv se familjet nuk kanë pasur probleme në të kaluarën. Sipas tij, banesa e autorit dhe ajo e viktimave janë 10 metra larg. 

Ai thotë se i riu ka qenë i sëmurë pasi është kuruar për djegie në trup disa disa vite më parë, por është kuruar në Tiranë.

Na thanë që ka ndodhur një vrasje. Erdhëm shpejt dhe pamë të vrarët. Ishin djem xhaxhallarësh. Ai ka vrarë vëllain e gjyshit dhe kushërinjtë e tij të dytë. Ata shkonin mirë me njëri-tjetrin. Djali pa probleme, një djalë i mirë, shihte punën e tij me bagëti. Banesat ishin 10 m larg njëra-tjetrës. Viktimat ishin vrarë në distanccë 3-4 m nga njëri-tjetri. Djali ka qenë pak i sëmurë, ka pësuar një djegie, por është kuruar në spital në Tiranë