Flet pas 25 vitesh gruaja e Pablo Eskobarit! Të pathënat e vejushës së narkotrafikantit

21 Qershor 2019, 18:58

Flet për herë të para pas 25 vitesh gruaja e narkotrafikantit më të përfolur të të gjitha kohërave.

Maria Isabel Santos, e njohur më përpara si Victoria Eugenia Henao, e veja e Pablo Escobarit tregon jetën e saj pranë narkotrafikantit dhe përndjekjet pas vdekeejs së tij.

Gjatë intervistës për Telemundo ajo ka treguar copëzat të jetës së saj, të treguara dhe në librin e shkruar prej saj ‘Jeta ime, burgu im krah Pablo Escobar’.

‘E njoha që në moshën 12 vjeçare. Për mua ishte djali I lagjes me motor që ndiqej gjithmonë nga vajzat e bukura. Ai erdhi në shtëpinë time për të kërkuar lejë të dilte me mua. Bëri shumë që të bindte familjaërët e mi.’ tregon Maria.

Momenti i parë më i vështirë me Escobar ishte kur në moshën 14 vjeçare e detyroi të abortonte, një sekret që e mbajti të fshehtë për 44 vite.

Duhet të kalonin 25 vite të jetës time të rifitoja zërin tim dhe e kisha detyrim të rrëfehesha për fëmijët e mi  dhe nipin tim.

Unë e idealizova shumë Pablon,më joshte për të qëndruar atje metë,  të gjitha herët që doja të ndahesha prej tij pas tradhtive. Unë humba krah tij  vetëvlerësimin, emrin dhe zërin tim dhe kuptova më vonë se nuk mund të shkëputesha prej tij.