Fluks pacientësh në Qendrat Shëndetësore Verore, mjekët: Rastet më të shpeshta alergjitë! COVID-19 prek pushuesit në Shëngjin

3 Korrik 2022, 23:02

Në qendrat shëndetësore verore të ngritura pranë pikave turistike, paraqiten çdo ditë pushues për të marrë ndihmë mjekësore. Për Report Tv mjekët thonë se rastet më të shpeshta janë kur ata kërkojnë shërbim mjekësor për alergjitë, luhatjen e tensionit, djegien për shkak të diellit, por edhe testin anti-COVID.