Fogaçe nga zonja Vjollca

6 Maj, 10:49 | Përditesimi i fundit: 2021-05-06 12:13:21

Fogaçe

Përbërësiit:

600 gr miell

2 lugë çaji sheqer

1 lugë gjelle maja birre ( e thatë)

1 filxhan kafe vaj

1 lugë çaji kripë

1 gotë ujë i vakët

1 gotë qumësht

rozmarinë

dekori me ullinj, domate ( opsionale)

Përgatitja:

Në një tas vendosim miellin hapim një gropë në mes dhe shtojmë në të majanë e birrës, sheqerin, vajin, kripë, ujin, qumështin vazhdojmë përziejnë deri sa mielli përthith komplet lagështirën vendosim brumin në tavolinën e punës dhe e punojmë deri sat ë japim një formë të lëmuar. Vendosim më pas brumin në tas I bëjmë një prerje dhe më pas e mbulojmë me celefon. E lëmë burmin të vijë ( të fermentohet( për 2  orë në temperaturë ambienti. Pas 2 orëve brumin mund të hapim me duar në një tepsi dhe e lëmë të pushojë për 30 minututa të tjera. Më pas e spërkatim mirë me vaj dhe copëtojmë fije rozmarine të spërkatuara me kripë. Ju mund ti jepni shije me ullinj, domate etj.

Programe të tjera

    Nuk u gjeten video për këtë program!

Shiko të gjitha

    Nuk u gjeten video për këtë program!

Shiko të gjitha