Kujtim Prodani, kantautori 'solitar' i cili nuk rresht së kënduari dashurisë

11 Qershor 2019, 15:01 | Përditesimi i fundit: 2019-06-11 15:01:57

Në këngët e tij i këndohet shumë dashurisë, por mesa duket kantautori i njohur Kujtim Prodani ende nuk e ka gjetur atë të vërtetë. I ftuar mëngjesin e sotëm në studion e emisionit “Rreze Dielli” në Report  Tv, Prodani i pyetur nga moderatori Alban Musa se pse nuk është martuar është përgjigjur se është akoma shpejt.

"Unë do të jap të njëjtën përgjigje. Nuk i ka ardhur momenti, është shpejt akoma. Po sikur të të them që përtoj, është përgjegjësi e madhe . Unë jam rritur në një familje plot dashuri dhe kam jetuar për 26 vite në një parajsë dashurie. Këtë lloj dashurie kanë patur prindërit e mi. JAm po unë që them, Kujtim nuk është momenti, ti nuk je gati. Ndoshta jam shumë i ri akoma, ndoshta përkushtimi ndaj muzikës është aq i madh, i bukur saqë nuk i ka ardhur momenti.", ka thënë kantautori Kujtim Prodani në studion e "Rreze Dielli" në Report TV

Kantautori ka krijuar figurën e tij artistike prej vitesh në Shqipëri, i njohur për natyrën e tij deri diku ‘rebele’, mjaft origjinale, me shpirtin prej artisti dhe me artin e trashëguar nga rrënjët e familjes së tij, nga të dy prindërit Anita Take dhe Agim Prodani, të cilët sigurisht kanë pasur ndikimin e tyre tek rrugëtimi i tij në muzikë, që në fakt duhet thënë se ka qenë i lehtë dhe i vështirë njëkohësisht, por asgjë nuk e ka penguar shpirtin e tij të lirë që t’i këndojë dashurisë gjithë jetën.